26-04-2024

Në Rahovec uji i pijes i kontaminuar, IKSHP dyshon se kjo ndodh për shkak të kyçjeve ilegale

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pas dyshimeve për kontaminimin e ujit në një pjesë të ujësjellësit të Komunës së Rahovecit, të menaxhur nga KRU “Radoniqi”, ka marrë mostrat e ujit, ku sipas hulumtimeve të para rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyçjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujitjes, andaj kjo paraqet rrezik të madh për shpërthim hidrik me përmasa të paparashikuara në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve.

Përmes një njoftimi për media, thuhet se përveç kontrollit të rregullt dhe monitorimit të ujit për pije, sot dalë në terren dhe ka marrë menjëherë mostrat e ujit të cilat po analizohen në laboratoret e IKSHPK dhe do të njoftojmë opinionin me kohë.

Sipas hulumtimeve të para rezulton se uji është kontaminuar për shkak të kyçjeve ilegale të qytetarëve me puset e ujitjes.

“Apelojmë që kjo paraqet rrezik të madh për shpërthim hidrik me përmasa të paparashikuara në dëmtimin e shëndetit të qytetarëve. Në pritje të analizave dhe gjendjes aktuale, Instituti Kombëtar rekomandon:

1. KRU “Radoniqi” të sa më shpejtë të normalizojë prodhimin e ujit në komunën e Rahovecit dhe të vazhdojë kontrollin e ujit të pijes në tërë territorin e Gjakovës dhe të përforcojë kontrollin. 2. Kompania duhet rregullisht të dezinfektojë ujin, ta ngritë vigjilencën dhe mbrojtjen për siguri të resursit të ujit sipas Ligjeve dhe rregulloreve të MMPH. 3. Furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgaditje të ushqimit”, thuhet në njoftim.

IKSHPK thotë se do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale duke ofruar mbështetje profesionale dhe bashkëpunim në vazhdimësi me KRU “Radoniqi”.

“Me këto rekomandime kemi parandaluar ndonjë shpërthim eventual hidrik me përmasa të pakontrolluara. Situata epidemiologjike dhe sanitacioni janë në kontroll të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja”, thuhet nw njoftimin e IKSHP.

Asnjë koment

Comments are closed.