Në Retijë të Rahovecit përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot gjatë ditës ka bërë homazhe dhe nderime në fshatin Retijë me bashkëpunëtorë si dhe përfaqësues të OVL-së, duke nderuar dhe përkujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë.
Latifi ka thënë se Serbia fashiste, edhe në këtë rast, ka përdorë taktikat e njohura historikisht ndaj shqiptarëve-duke vrarë, masakruar e dëbuar të gjithë pleq e të rinj, gra e fëmijë, e duke mos kursyer asnjë person.
“Sot, tre dëshmorët, 19 qytetarët martirë të vrarë nga okupatori serb dhe dy të zhdukurit nga ky fshat, i kujtuam me përulje e nderim, për sakrificën e tyre për liri”, është shprehur në fjalimin e tij Kryetari Latifi.