Dogana e Kosovë pas një hetimi disa ditor ka arritur që të sekuestroj sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike dhe jo alkoolike si dhe parave të falsifikuara në rajonin e Perendimit.
Operacioni ka filluar sot rreth orës 13:00 në Rogovë të Hasit dhe në Xërxë. Objekt kontrolli kanë qenë 10 lokacione të dyshimta për prezencë të mallrave pa mbulesë.
Mallrat e sekustruara janë pije alkoolike të llojeve të ndryshme si: Jack Daniels, Jagermeister, Smirnof, Ballantimes, Gordon’s, Vodka , birra dhe verëra te ndryshme si dhe nje sasi e konsiderueshme e pijeve jo alkoolike.
Derisa gjatë kontrollimi janë hasur në para falsikuara, respektivisht monedha. Rasti I parave ë falsifikura i eshtë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të metutjeshme hetimore.
Dogana fton qytetarët të lajmërojnë raste përmes 080050095 ose rrjeteve sociale.