23-11-2024

Në Romajë të Hasit përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë Visar Shehu sot bënë përurimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në fshatin Romajë të Hasit, ku të pranishëm ishin edhe stafi i QKMF-së, stafi i kësaj njësie familjare si dhe banorët nga ky fshat.

Qendra e vjetër, e ndërtuar gjatë viteve 80-ta, nuk i plotësonte kushtet për të qenë një QMF e për të ofruar shërbime cilësore për qytetarë.

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Kurse me qendrën e re, punimet e të cilës kanë mbaruar sipas planit dinamik për një periudhë një vjeçare, tash e mbas qytetarët do të marrin shërbime efikase në hapësira me standarde të larta e kualitative.

Asnjë koment

Comments are closed.