24-04-2024

Sot në Rahovec varrosen babë e bir që vdiqën në Zvicër, familja e tyre nuk mund të marrë pjesë në varrim

Një tragjedi ka ndodhur ditë më parë në një familje kosovare në Zvicër. Tragjedia nisi më 21 shtator, ku djali i familjes Lirim Neziraj, 20 vjeç, autik dhe i sëmurë nga epilepsia, ndërroi jetë nën shinat e trenit në Oerlikon të Zyrihut.

Si shkak i dhimbjes së tmerrshme për largimin nga jeta të të birit, i ati Hamëz Neziraj, 62-vjeç, 5 ditë më vonë pësoi sulm në tru, ku për pasojë ndërroi jetë.

Familja Neziraj ka njoftuar se dy familjarët e tyre do të varrosen sot në fshatin Dobidol të Rahovecit.

Familja kosovare jetonte në një nga azilet e Zvicrës. Për shkak të statusit të tyre si azilkërkues, nëna, vajza dhe djali tjetër i kësaj familje, nuk kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Kosovës, e kështu ata nuk marrin dot pjesë në varrimin e dy njerëzve më të dashur të familjes.

Asnjë koment

Comments are closed.