Në shkollën “11 Marsi”në Prizren themelohet Qendra për Karrierë (VIDEO)

Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr) ka themeluar Qendrën për Karrierë në SHMLT “11 Marsi” në Prizren.

Kjo qendër, inagurimi i së cilës do të bëhet më 18 tetor 2019 nga ora 10:30, është themeluar si rezultat i një partneriteti dhe bashkë-investimi në mes të Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur dhe projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicërane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Qendra për Karrierë do të ndihmojë rreth 1,500 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar një karrierë të suksesshme arsimore, profesionale dhe jetësore, si dhe ndërlidhjen më të mirë me tregun e punës.