Në Spitalin e Prizrenit dhe tri qendrave tjera asnjë pacient me Covid 19
Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në katër spitale të përgjithshme, aktualisht nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë nga Covid-19.
Njoftimi i plotë:Katër spitale të përgjithshme, nuk kanë pacientë që po trajtohen nga COVID-19. Spitali i Prizrenit, Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt, raportuan se nuk kanë pacientë me Covid-19, ndërkaq në tre spitalet e tjera dhe klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 77 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.Në QKUK janë të shtrirë 62 pacientë, 18 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 32 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikaveKlinika Infektive, 17 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë+ 10 pacientë post-covid në Klinikën InfektiveNë tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 15 pacientë7 të konfirmuar pozitivë5 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshmeSpitali i Gjakovës, 2 pacientë Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 8 pacientë