16-06-2021

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 5 pacientë me Covid

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në klinikat COVID dhe spitalet rajonale janë të shtrirë 158 persona.

65 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ky Shërbim thuhet se 102 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:ShSKUK: 158 pacientë në trajtim nga COVID-19Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, në saje të raportit për datën 31 maj 2021, po trajtohen 158 pacientë.Nga ta, 65 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 102 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë:4 pacientë janë në gjendje të rënduar32 janë të konfirmuar me Sars Cov-269 janë me oksigjeno-terapi.Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 28 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndëKlinika e Pulmologjisë, 73 pacientëNë spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 57 pacientë:33 të konfirmuar pozitivë33 me oksigjeno-terapi.1 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 10 pacientë, Spitali i Pejës, 18 pacientëSpitali i Gjilanit, 11 pacientëSpitali i Ferizajt, 3 pacientëSpitali i Mitrovicës, 5 pacientëSpitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.

Asnjë koment

Comments are closed.