20-04-2024

Në spitalin e Prizrenit pritet punësimi i 12 specialistëve profilesh të ndryshme

Menaxhmenti  i  Shërbimit Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës, pas analizës së kapaciteteve profesionale të klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme, ka vendosur të shpallë konkursin për pranimin e 103 specialistëve të profileve të ndryshme mjekësorë, që aktualisht janë të pa punë.

Analiza e detjauar nga SHSKUK, ka konstatuar se nevojat më të mëdha për punësimin e specialistëve janë  në Spitalet e Përgjithshme, meqë mosha mesatare e mjekëve specialistë është e duke u vjetërsuar. Në të kaluarën, pa analiza të mirëfillta, punësimi ishte përqëndruar në QKUK

Për nevoja të Spitalit  të Prizrenit do të shpallet konkursi për 12 specialistë, përfshirë profilet si: dermatovenerologji, kardiologji, kirururgji maksilofaciale, kirurgji vaskulare, ortopedi, psikatri e fëmijëve dhe radiologji./Indeksonline/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.