19-04-2024

Në Suharekë era e fortë dhe shiu dëmtojnë shtyllat elektrike

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook.

Mund të jetë një imazh i teksti

Ai ka njoftuar se ekipet emergjente kanë dalur në terren dhe po e vlerësojnë situatën.

Tutje kryetari ka apeluar që dëmet në terren t’i vlerësojnë edhe ekipet e KEDS-it.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë dhe enjte do të ketë temperatura më të ulëta si dhe reshje shiu e shkarkime rrufesh.

Asnjë koment

Comments are closed.