18-05-2024

Në Suharekë nxënësi ekspozon armën në shkollë, intervenon policia

Një nxënës i një shkolle fillore në Suharekë, kishte ekspozuar në orën e mësimit një pistoletë.

Lidhur me rastin, policia ka intervenuar, duke i sekuestruar armën.

I dyshuari është intervistuar, dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Suharekë, 26.02.2022-13:30. Është raportuar se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur, nxënës i shkollës  fillore ka sekuestruar një pistoletë të cilën e kishte ekspozuar në orën e mësimit derisa kishte qenë në shkollë. Në konsultim me prokuronin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedur të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.