Në Suharekë po nënshkruhet peticion për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit
Autoritetet komunale të Suharekës, të enjten, kanë iniciuar peticionin, me anë të të cilit synohet shfuqizimi i Ligjit për lojërat e fatit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Krahas angazhimit për mbledhjen e nënshkrimeve, ata u kanë bërë thirrje edhe komunave të tjera që ta përkrahin këtë nismë, me qëllim të fuqizimit të kërkesës për t’i bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin vendim të duhur rreth kësaj çështjeje.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar librin e peticionit për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit, ku kanë marrë pjesë përfaqësues edhe të subjekteve politike të kësaj komune.