27-07-2024

Në Suharekë, Policia kap 21-vjeçarin me 10 qese marihuanë

Në fshatin Shirokë të Suharekës, Policia dje ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme raporon Gazeta Sinjali

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se te i riu që u kap në flagrancë, pas kontrollit, zyrtarët policorë ia kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, të ndarë në 10 qese.

Pas përfundimit të kontrollit policor, droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit./GS

Asnjë koment

Comments are closed.