24-11-2024

Në Suharekë vazhdon trendi i vjedhjes së shtëpive

Në rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Suharekë. Sipas policisë aty raportohet se janë vjedhur para dhe stoli, të kushtueshme ari.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar  se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë tij duke dëmtuar derën dhe kanë vjedhur një kasafortë metalike me para dhe stoli ari me vlerë të konsiderueshme”, thuhet në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Mbështetur në raportet policore, kohët e fundit janë shtuar rastet e vjedhjeve nëpër shtëpitë e Komunës së Suharekës. Ky shqetësim është bartur edhe në mbledhjen e Kuvendit Komunal. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.