Në terminalin e Vërmicës kapen mbi 1 ton produkte të çokollatës me afat të skaduar
Një ngarkesë me produkte çokollate me afat të skaduar në sasi 1 mijë e 370 kilogramë është kapur sot nga doganierët në terminalin e Vërmicës.
Sipas njoftimit, pas kontrollit të një ngarkese doganierët zbuluan se kjo sasi e çokollatës me vlerë 1,712,68 euro kishte afat të skadencës datën 26 tetor 2023. “Çokollata e skaduar u gjet e fshehur në mes të rimorkios, e përzier me mallin tjetër”- thuhet në njoftim.
Produktet e çokollatës së skaduar janë sekuestruar nga zyrtarët doganor dhe do të asgjësohen në përputhje me rregulloret në fuqi dhe bashkëpunim me agjesionin e ushqimeve derisa kompania importuese është gjobitur dhe po hetohet.
Dogana e Kosovës rikujton të gjithë importuesit dhe eksportuesit se ata janë përgjegjës për të siguruar që mallrat që ata importojnë ose eksportojnë janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi.