23-11-2024

Në tre muajt e parë të këtij viti 90 infermierë kërkuan licencë për punësim jashtë vendit

E shkaktarë sipas saj janë të shumtë, duke filluar nga pagat e kushtet e punës.

Ajo vlerëson se ky numër do të vazhdoj që të rritet në vazhdimësi pas liberalizmit të vizave, ku sipas saj, sistemi shëndetësor në Kosovë për një kohë shumë të afërt do të ballafaqohet me mungesë të infermierëve.

“Unë veç jam deklaruar vitin e kaluar kam dhënë statistikat po këtë vit ka jashtëzakonisht rritje në tre mujorin e parë janë lëshuar deri në mes të marsit rreth 90 licenca të paplastifikim dhe rreth 18 vërtetime të kodit etik. Çka domethënë që për tre mujorin e parë numri është dukshëm i rritshëm, çka unë pretendoj që numri do të jetë në rritje në vazhdimësi, ngase me liberalizimin e vizave tash infermieret dhe mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor po kanë mundësi që të i vizitojnë vendet e rajonit të shohin kushtet e punës natyrisht i kanë kontaktet me të lehta. Kjo do të vërehet një zbrasti përveç të rinjve edhe në vende të punës, një vit e tutje numri do të shihet saktë sa kanë emigruar në vendin e rajonit”, ka thënë ajo.

Gori ka shtuar se pagat të cilat marrin infermieret e kanë të pa mundur që të tejkalojnë muajin pas rritjes së çmimeve.

“Pagat të cilat infermierët i posedojnë janë e pamundur për të tejkaluar një muaj duke pasur parasysh zhvillimin dhe çmimet të cilat çdo ditë e më shumë janë në rritje. Kushtet e punës tash mundësia tjetër dhe standardet e jetës sigurisht në vendet e zhvilluara janë shumë më atraktive dhe ata përveç që po migrojnë vetë po kanë mundësi po u mundësohet që të tërheqin edhe fëmijët edhe familjet e tyre. Çdo njeri nga ne po dëshiron një standard më të mirë jetësore kushte më të lehta të punës pagë më të mirë këto janë gjitha arsyet cilat po i pretendojmë të gjithë”, ka thënë ajo për EO.

Komentet

Komento