24-11-2024

Në Tusuz të Prizrenit, gërmime për të zhdukurit në tri lokacione

Me përmirësimin e kushteve atmosferike kanë filluar gërmimet për të pagjeturit në tri lokacione në Kosovë, ndërsa pala kosovare ka kërkuar që të fillojnë gërmimet vlerësuese edhe në tri lokacione në Serbi. Në një lokacion në Gjakovë janë gjetur dhe janë zhvarrosur disa pjesë kockore, të cilat janë dërguar për ekzaminim, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Në pjesën e dytë të muajit prill kanë filluar gërmimet për të pagjeturit në tri lokacione në Kosovë, në fshatin Lupq të komunës së Podujevës, në një lokacion në zonën industriale në Gjakovë dhe në lagjen “Tusus” në Prizren.

Pala kosovare ka kërkuar që të fillojnë gërmimet vlerësuese edhe në tri lokacione në territorin e Serbisë.

Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj, ka konfirmuar për “Zërin” se kanë filluar gërmimet në disa lokacione që ishin bartur nga viti i kaluar.

Asnjë koment

Comments are closed.