25-11-2024

Në Zvicër po ka mungesë të punëtorëve

Gjatë muajit gusht 2021 shkalla e papunësisë në Zvicër, sipas Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), ishte 2.7 për qind, 0.1 pikë përqindje më e ulët se në muajin e kaluar. Për më tepër, është 0.6 pikë për qind nën nivelin e të njëjtit muaj të vitit të kaluar.

Papunësia përgjithësisht ose papunësia në Zvicër mund të maten në mënyra të ndryshme: në nivel vendi statistika të papunësisë llogariten të gjithë personat e regjistruar në qendrat rajonale të punësimit (RAV).

Kompanitë që rekrutojnë punëtorë në Zvicër thonë se po përballen vazhdimisht me problemin e gjetjes së punëtorëve.

Përfaqësues të kompanive thonë se më e theksuar mungesa është gjatë sezonit të verës, kur rritet vëllimi i punës në shumicën e operatorëve ekonomikë, jo të gjithë të papunët janë të interesuar të punojnë për shkak pushimeve të verës.

Ekzistojnë gjithashtu statistika sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), i cili bazohet në anketa mbi punësimin në Zvicër.

Shkalla e papunësisë në Zvicër ka shënuar rënie nga 2017 më 2019. Sidoqoftë, për shkak të efekteve të krizës Corona, ajo u rrit përsëri pak në vitin 2020.

Nga pikëpamja rajonale, është më e larta në Zvicrën perëndimore që flet frëngjisht dhe më e ulët në kantonet të Zvicrës Qendrore dhe Lindore./albinfo.ch

Asnjë koment

Comments are closed.