Në Zym të Hasit vazhdon rregullimi i kanalizimit
Sipas një njoftimi të zyrtarëve komunal të Prizrenit, në fshatin Zym të Hasit po zhvillohen punimet për ndërtimin e kanalizimit.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në faqen e tij zyrtare ka njoftuar se punimet pritet të përmbyllen brenda 300 ditëve, për t’i dhënë fund një problemi të kamotshëm, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në inspektimin e punimeve atje ishte edhe drejtori i shërbimeve publike, Levent Kasëmi, i cili ka deklaruar se pas përfundimit të punime për kanalizim, do të fillohet edhe punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në këtë fshat dhe lokacione të tjera:
Edhe drejtori i shërbimeve publike, Levent Kasëmi ishte në inpektimin e punimeve ku edhe deklaroi se pas përfundimit të punime për kanalizim, do të fillohet edhe punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në këtë fshat dhe lokacione të tjera.