Nëna mbyt foshnjën e porsalindur në Prizren
Një grua është arrestuar në Prizren, për shkak të dyshimit se ka vrarë foshnjën e porsalindur, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
“Me datën 26 prill 2019, e dyshuara femër K/Shqiptare ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe më pas dyshohet që e ka mbytur”, thuhet në raportin e policisë nga Prizreni.
Në njoftimin e Zyrës për Shtyp të Policisë rajonale në Prizren, thuhet se trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.
Sipas Policisë e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje./GazetaePrizrenit.net/