02-05-2024

Tifozët e Yllit sulmojnë basketbollistët e Rahovecit (VIDEO)

Në një atmosferë të tensionuar ka përfunduar ndeshja ndërmjet Yllit dhe Rahovecit në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, me tifozët vendas që sulmuan basketbollistët e ekipit mysafir.

Rahovec Post ka publikuar dy video nga ndeshja e sotme, në të cilën shihen tifozët e Yllit duke sulmuar me shishe basketbollistët e Rahovecit.

E madje gjatë ndeshjes në një moment me shishe goditet edhe basketbollisti i Rahovecit, Arian Qollaku.

Kjo ishte ndeshja e dytë gjysmëfinale e “play-offit”, dhe Rahoveci e fitoi këtë përballje me rezultat 78-80, që është fitorja e dytë për “Vreshtarët”, të cilët kualifikimin në finale do ta kërkojnë në sfidën e tretë ndaj Yllit që luhet në Rahovec.

Asnjë koment

Comments are closed.