Nënë e djalë nga Rahoveci vdesin brenda ditës nga Covid-19
Nënë e bir në Rahovec kanë vdekur sot si pasojë e infektimit me virusin Covid-19. Nëna 85-vjeçare dhe djali 50-vjeçar nga Ratkoci i Rahovecit nuk arritën që ta mposhtën koronavirusin.
Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Ai tha se të dy kanë vdekur brenda një dite dhe se ishin të prekur me koronavirus.
“Po sot dy qytetarë të fshatit Ratkoc të komunës së Rahovecit që ishin të prekur me koronavirus kanë vdekur. Bëhet fjalë për nënën dhe një djal të hendikepuar. Isha në varrimin e tyre dhe është një humbje e madhe për komunën”, ka thënë Latifi për Express.