29-04-2024

Enver Hasani: U.d së presidentit nuk mund ta mandatoj kryeministrin për formimin e Qeverisë

Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, sonte në “Rubikon” ka thënë se u.d së presidentit, Galuk Konjufca nuk mund ta mandatojë kryeministrin për formimin e Qeverisë.

Hasani tha se nëse në dy herët e para nuk zgjedhet presidenti për mungesë të votave, atëherë në herën e tretë i duhen vetëm 61 vota.

“Konjufca mund të jetë u.d i presidentit vetëm deri më 5 maj.

Nëse nuk ka president të ri deri në maj shkatërrohet institucioni i presidentes gjithcka duhet të fillojë nga pika zero.

Ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund ta mandatojë kryeministrinë për formimin e Qeverisë.

Në votimin e tretë mjaftojnë 61 vota pro për ta zgjedhur presidentin.

Mos zgjedhja e presidentit deri në fund tëe majit do të ishte absurd kushtetues, politik, moral e kulturor”, tha ai.

Asnjë koment

Comments are closed.