Tirana uron Bekajn, deklaron se mbështet Kosovën për ndeshjet

Klubi i Tianës ka uruar portierin e saj Visar Bekajn për grumbullimin te Kosova dhe ka njoftuar se tifozët e saj mbështesin Kosovën për ndeshjet e marsit.

“Visar Bekaj është grumbulluar me kombëtaren A të Kosovës. Gardiani shtatlartë i portës bardh’ e blu do t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet kualifikuese për kampionatin botëror FIFA 2022. I urojmë suksese lojtarit në këto përballje! E gjithë tifozeria bardh’e blu do të mbështesë vëllezërit e përfaqësueses së Kosovës”, ka shkruar Tirana në faqen e vet në Facebook.