Nënkryetari i PDK-së, Totaj : VV-ja i ka prishur relacionet me të gjitha partitë
Nënkryetari i PDK’së, Shaqir Totaj, ka thënë se VV ka prishur relacionet me të gjitha partitë tjera në Kosovë dhe se subjekti i tij është dashur që të votojë mocionin për shkak se vendi po shkonte në drejtim të gabuar.
‘’VV është parti që i ka prishur relacionet me të gjitha partitë tjera politike’’, ka thënë ai.
‘’Mosbindja e tyre ndaj kërkesave të SHBA’së ka qenë e gabuar. Ne kemi vlerësuar që po na dërgon në një drejtim tjetër ku evetualisht po i jepej përparësi shteteve që nuk e kanë njohur pavarësine e Kosovës.’’
‘’Ka qenë në pyetje taksa, dhe e dini se Grenell e pati shpjeguar shumë mirë se Kurti nuk e ka mbajt premtimin që e ka dhënë ndaj Grenellit. Kështu ai pengoi procesin që do dërgonte deri në përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës’’, shton ai.
Pastaj Totaj ka thënë se në mes të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe të dërguarit Special të SHBA’ve, Richard Grenell, do i besonte gjithmonë këtij të fundit.
‘’Kurti mund të thotë cfarë të dojë, por unë i besoj Grenellit. Pa tjetër, nuk ka dyshime, nuk duhet të shtrohet kjo pyetje’’, tha Totaj.
‘’Deklarata e tij se nuk shkoj unë as në Shtëpinë e Verdhë e as të Kardhë, dhe nuk shkoj t’i shtrihem Grenellit, ishte tallje me njërin prej akterëve kryesorë në administratën e Trump.’’/ Express/