20-04-2024

Kush janë të infektuarit e rinj në Prizren?

Nga 31 mostra të testuar nga Prizreni, sot kanë rezultuar 5 raste të infektuar me Covid-19.

Pas kësaj, pak para mesnatës, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka dhe drejtori Komunal i Shëndetësisë, Visar Shehu kanë mbajtur një konferencë shtypi, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Duke njoftuar për rastet, Shehu ka thënë se ato janë kontakte të kontakteve, ndërsa la të kuptohet se nga DKA tashmë janë të infektuar dy punonjës.

“Nga të infektuarit  e rinj është një punëtor i Hidroregjionit Jugor, një rast nga Drejtoria e Arsimit, që ka pas kontakt me një tjetër nëpunës të këtij sektori, pastaj  një familjar i doganierit të infektuar më parë, një punëtor i spitalit, që po ashtu ka pas kontakt me infermierin e infektuar ditë më parë nga Skorobishti, derisa një pjesëtare e komunitetit RAE ka qenë në spitalin e Prizrenit dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë ai.  /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.