20-08-2019

Nënshkruhen marrëveshjet që ua mundësojnë fermerëve të kenë çmime më të lira të derivateve të naftës

Ka filluar implementimi i marrëveshjeve të kompanisë Shell nëpër komunat e Republikës së Kosovës.

Këtë lajmë e ka bërë të ditur drejtori i Shitjes i Kompanisë Shell Kosova, ku dhe kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit, ndërmjet Komunave dhe kompanisë në fjalë, për zbritje të çmimit të derivateve të naftës, për të gjithë bujqit dhe fermerët e komunave të Kosovës, për aktivitetet e tyre bujqësore, çka tregon përkushtimin që bujqit tanë të ndihmohen në forma të ndryshme.

Te gjithë Bujqit dhe Fermerët mund të furnizohen në mbi 60 pika të Shell-it në tërë Kosovën, Zyrtarët e kompanisë Shell kanë thënë se të gjithë fermerët që ndodhen në regjistrat zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të përfitojnë çmim për 5 cent më lirë për litër, sesa çmimi i tregut.

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sokol Sallahu, ka thënë se të gjithë fermerët së shpejti do të njoftohen me detajet e nevojshme, për të aplikuar për mundësinë e lirimit në bazë të kësaj marrëveshjes./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.