Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës Rahovec-Xërxë në katër korsi
Komuna e Rahovecit njofton se sot, në prani të nënkryetarit, këshilltarëve dhe drejtorit të Shërbimeve Publike, bashkërisht me përfaqësuesit e kompanive fituese të tenderit, ka nënshkruar kontratën për zgjerimin e rrugës Rahovec-Xërxë në katër korsi, transmeton Koha.net.
Ky projekt është i komunës së Rahovecit, përkatësisht Drejtorisë së Shërbimeve Publike si bartëse e tij, i përkrahur financiarisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Vlera totale e projektit është: 6,513,953.60 euro dhe është i ndarë në tri Lote:
Lot I- ka gjatësi 4400 metra, në vlerën: 2,947,480.25 €uro, me operator “Viktoria Invest International SH.P.K.”
Lot II- me gjatësi 2850 metra, në vlerë: 1,739,598.46 €uro, me operator “Euro Asphalt SH.P.K.”
Lot III- me gjatësi 4300 metra, në vlerë: 1,826,875.07 €uro me operator “Mendi – P SH.P.K.”
Rruga katër (4) shiritëshe (korsi) ka gjatësi 7200 metra, kurse
Rruga tre (3) shiritëshe (korsi) është e gjatë 4300 metra.
Rruga përmban ndriçim përgjatë vendbanimeve, ka kanalizim atmosferik dhe fekal, ka rrethrrotullime, trotuare në të dy anët e rrugës në vendbanime, sinjalizim horizontal dhe vertikal, barriera ndarëse në mes të rrugës dhe do të bëhet zgjerimi i urave ekzistuese.