Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kryebashkiakun e Beratit, Petrit Sinaj, duke bërë kështu binjakëzimin në mes të dy qyteteve.
Haskuka ka thënë se tash e tutje me Beratin do t’i shkëmbehen përvojat në fusha të ndryshme, me qëllim të përfitimit të të dyja palëve.
Pas nënshkrimit, Haksuka ka thënë se “Siç dihet, Berati është qytet i njohur në UNESCO dhe me këtë rast edhe ne do t’i përcjellin hapat e Beratit për t’u njohur nga kjo organizatë, duke besuar gjithmonë në vlerat e trashëgimisë kulturore që ka qyteti i Prizreni”, ka thënë ai.
Marrëveshja e nënshkruar, sot do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve në fushën e kulturës, ekonomisë, sportit, turizmit, trashëgimisë dhe arsimit.
Edhe kryebashkiaku beratas, Sinaj, pasi ka vlerësuar aktin e binjakëzimit ka shprehur optimizëm se kjo do të hap rrugën edhe për aktivitete të tjera të përbashkëta, pasi të dy qytetet kanë karakteristika të përbashkëta.
Prizreni e Berati kanë histori mbi 2.000 vjeçare, reliefin me kala në krye, lumenjtë, malet dhe shtëpi të bukura me shumë dritare.
Në seancën e fundit, organi më i lartë lokal i Prizrenit, Kuvendi Komunal mori vendim për binjakëzimin e të ty qyteteve.