16-04-2024

Në Sallagrazhdë të Suharekës përurohet “Guri i Lirisë” dedikuar luftëtarëve të të gjitha kohërave

Veteranët e luftës së UÇK-së nga fshati Sallagrazhdë, kanë përuruar gurin e quajtur “Guri i Lirisë”, i vendosur në Sheshin “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” në këtë fshat.

Simboli “guri” i dedikohet luftëtarëve të të gjitha kohërave të fshatit Sallagrazhdë.

Në njoftim, thuhet se të pranishëm në këtë organizim ishin nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, klerikët fetarë, zv/ministri Sami Hajdaraj, kryetari i OVL së UÇK-së Destan Zekolli dhe qytetarë të shumtë.

 

Po ashtu janë zbuluar edhe dy pllaka në shtëpinë e Milazim Vatës dhe Shefqet Sopaj të cilat kanë shërbyer gjatë luftës së UÇK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.