20-04-2024

Shpallen rezultatet e konkursit të shëndetësisë në Prizren. Kush janë të punësuarit?

Komisioni përzgjedhës ka publikuar rezultatet finale të të gjithë kandidatëve, që kanë konkurruar në dy konkurset e shpallura nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren, përfshirë pozitat për infermierë të përgjithshëm, stomatolog, farmacist dhe punëtorë  higjienik, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

 

Në njoftimin përkatës, thuhet e kjo është bërë pas përfundimit procesit intervistues dhe mbledhjes së të gjitha pikëve.

 

“Kandidatët me më së shumti pikë të mbledhura nga testi me shkrim dhe intervista me gojë pranohen në marrëdhënie pune. I gjithë procesi është monitoruar nga sindikata dhe shoqëria civile”, thuhet në njoftim.

 

Rezultatet e shpallura infermierë të përgjithshëm janë këto: në Shërbimin Urgjent janë pranuar: Rizan Rizanaj, Ujkan Jemini,  Fllanza Krasniqi,  Edis Aljilji.  Në Lubizhdë të Qytetit Semira Jusufi, në Reçan, Sheherzada Beqiri dhe për infermiere në Lubinjë e Epërme më së shumti pikë ka fituar Resmija Shaipi.

 

Ndërkaq, Gent Kryeziu është përzgjedhur stomatolog në AMF të Ramajës së Hasit, Shkurte Berisha, farmaciste në Barnatoren qendrore në Prizren, ndërsa në AMF të lagjes “Bajram Curri” u përzgjodh Azemine Kolgeci e në Zhur, Shpejtim Begaj.

 

Në konkurs ka pasur një numër të madh konkurrentësh, ndërsa Drejtoria e Shëndetësisë i falënderon të gjithë për durimin gjatë këtij procesi të gjatë dhe u uron suksese të mëtejme!

 

Në njoftim thuhet se pala e pakënaqur ka të drejtë të paraqesë ankesë në afat prej 8 ditësh  Komisionit të Ankesave të QKMF në Prizren./gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.