05-10-2024

Nënshkruhet udhëzimi, çmimet e barnave pritet të jenë më të lira

Shteti i Kosovës, qytetarët dhe pacientët do të përfitojnë me dhjetëra miliona euro nga rregullimi dhe unifikimi i çmimit të barnave në nivel vendi.

Kështu u tha në ceremoninë e nënshkrimit të udhëzimit administrativ, me të cilin qytetarët do të kenë çmime më të ultë të barnave, raporton KsP.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se kjo është një reformë e cila është pritur shumë vite më radhe dhe tani më në fund po arrihet kjo nevojë që ka qenë e kërkuar si nga farmacistët, ashtu edhe nga qytetarët.

Sipas tij, pjesa e farmacisë ka qenë në një kaos të madh, të cilin e ka shkaktuar blerja me çmime të larta dhe mungesa e legjislacionit në fuq dhe se Kosova dhe Bellorusia kanë qenë dy shtet e vetme në Evropë, të cilët nuk kanë pasur sistem të rregullimit të çmimit të barnave dhe si e tillë Kosova ka lejuar që qytetarët dhe paraja e jonë të jenë pre e abuzimeve të ndryshme.

Ministri Ismajli tha se qytetarët e Kosovës për blejnë e barnave paguajnë 10 milionë euro më shumë se sa ata të Maqedonisë, apo të Shqipërisë.

“Ju jeni vetë dëshmitarë që në Kosovë bari është blerë 200-300 për qind më shtrenjtë se që është blerë në tregun privat ose në vendet për rreth. Ky udhëzim administrativ një herë e përgjithmonë do ta parandalojë jo vetëm me vullnet politik, por edhe me ligj, që Republika e Kosovës të blejë barna më të shtrenjta se sa që e kanë vlerën e tyre“, tha ai.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi përmendi rastet ku çmimet kanë diskrepancë nga barnatorja në barnatorja, të cilat natën shpesh edhe i rrisnin çmimet, duke dëmtuar qytetarët.

Zbatimi i këtij udhëzimi, u tha se do të ndikojë në uljen e çmimeve të barnave.

Asnjë koment

Comments are closed.