25-04-2024

Nëntë të vdekur me Covid-19 nga rajoni i Prizrenit nw 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar  8 raste të vdekjes me Covid-19 apo dy më shumë se një ditë më parë në Kosovë.

Komuna e Prizrenit sot është rendit e dyta për nga numri i viktimave, pas Gjakovës, ,

Gjendja sipas komunave është kjo:  Prizreni 4 raste, nga Suhareka dy, nga Rahoveci 2 dhe 1 në Malishevë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i të vdekurve, pos komunës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në këtë kontekst Prizreni ka 79 raste,  15 nga Suhareka, Dragashi 10, Rahoveci 20 dhe Malisheva 46 raste. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.