Nërroi jetë veterani i arsimit prizrenas, prof. Syreja Hapçiu
Mbrëmë në moshën 86 vjeçare, ka ndërruar jetë veterani i arsimit në Prizren, prof. Syreja Hapçiu, kanë bërë të ditur përmes njoftimeve mortotre në rrjete sociale familjarë dhe miq të të ndjerit.
Përveç punës si mësimdhënës, profesor Hapçiu në vitet 1976-1980 ishte drejtor i ish Shkollës së Lartë Pedagogjike „Xhevdet Doda“ në Prizren. Ai gjithashtu shquhej edhe për veprimtari në jetën shoqërore e publike, ku për disa vite ishte edhe kryetar i Organizatës Komunale të Kryqit të Kuq të Prizrenit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të premten në kohën e drekës.