20-04-2024

Vetëvendosja në Prizren kritika pushtetit lokal për importimin e kontejnerëve nga Serbia

Anëtari i Kuvendit të Prizrenit nga radhët e LVV-së në Prizren, Selman Sokoli, kritikoi pushtetin lokal për siç ka thënë importin e kontejnerëve të mbeturinave nga Serbia.

Përmes një postimi në “facebook”, Sokoli ka shkruar se tiketat me përshkrimin mbi prejardhjen e kontejnerëve janë gërvishtur, të mos vërehen nga qytetarët.

Postimi i plotë i Sokolit:

Partia që fshihet dhe i fshehë logot

Pushtetarëve të PDK-së, siç duket logot iu shërbejnë kogja shumë. Që nga paslufta janë fshehur pas logos së UÇK-së, për përfitime personale dhe grupore dhe kanë sulmuar çdo kundërshtar në mënyrën më të ulët.

Prap, për interesa të tyre, në disa raste tjera i fshehin logot, që këtyre iu sjellin përfitime. Këto ditë në Prizren janë vendosur kontenjerët e rinj por pa logo, i kanë fshehë. Partiotët e PDK-së i kanë ‘grrith’ logot ‘ Made In Serbia’ për t’i fshehë ato nga qytetarët.

Asnjë koment

Comments are closed.