Nesër derbi Ballkani-Prishtina
Xhiro e 27-të do të jetë e gjitha për skuadrat pretendente për titull të kampionit që do t’i matin forcat të dielën në Therandë. Paraprakisht, Drita do të mundohet ta mposht Arbërinë dhe të shpresojë në gabimin e therandasve për ta marrë lidershipin.
Pas ndeshjeve të ekipit kombëtar të Kosovës, këtë fundjavë rikthehet Superliga e futbollit me ndeshjet e xhiros së 27-të.
Pa dyshim, dueli kryesor i fundjavës do të jetë ai në mes të Ballkanit dhe Prishtinës.
Dy pretendentët për titull të kampionit do t’i matin forcat në përballjen e tyre të së dielës në Therandë.
Aktualisht, tabelës i prin ekipi Portokalli me 55 pikë./GE