Nesër e pasnesër, shi e borë

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë C.

Reshjet do të jenë më të theksuara në Dukagjin, por edhe në jug dhe jugperëndim të vendit do të ketë reshje. /GazetaePrizrenit.net/