16-04-2024

Nesër homazhe për Bekim Lumin

Teatri Kombëtar i Kosovës nesër duke filluar nga ora 12:00, do të organizojë homazhe dhe një mbledhje komemorative për aktorin dhe regjisorin Bekim Lumi.

Lajmin e bëri për KosovaPress, ushtruesi i detyrës së Teatrit Kombëtar, Milot Mustafa, i cili tha se është formuar një Këshill organizativ i cili ka vendosur që në orën 14:00, të jetë ceremonia e varrimit.

Bekim Lumi ka vdekur sot pas një lufte më shumë se dy vjeçare me një sëmundje e rëndë.

Asnjë koment

Comments are closed.