19-04-2024

Nesër mbahet Testi i Arritshmërisë

Të premten (28 maj) nxënësit e klasave të nënta do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Këtë e ka bërë të ditur edhe Ministria e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor.

Komunikata e plotë nga MAShTI:
̈̈ ̈ ̈ Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) njofton të gjithë nxënësit e klasave të 9-ta se të premten (më 28 maj) do të mbahet Testi i Arritshmërisë.Në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MASHT-i ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij testi.

Ministria e Arsimit është e vendosur dhe e përkushtuar për organizimin dhe zhvillimin e një procesi të mirëfilltë e të besueshëm, ndërsa ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi.Organizimi i testit do të realizohet sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm.

Për shkak se është kohë pandemie, forma e organizimit të sistemimit të nxënësve në klasë, duhet të realizohet një nxënës në një bankë kurse në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës.MASHTI fton të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces, që të respektohen në përpikëri rregullat dhe masat kundër Covid-19.Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI.Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pritet të shpallen më 7 qershor.

Asnjë koment

Comments are closed.