05-05-2024

Nesër mot i ftoftë, temperatura deri në -8 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vend do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell.

Sipas IHMK-së vranësirat vende-vende mund të sjellin fjolla të dobëta bore.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2deri -1 gradë Celsius.” thuhet në njoftimin e Institutit.

Gjithashtu parashihet se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes

Asnjë koment

Comments are closed.