Disa lokalitete përreth Zhurit, përfshirë edhe pikën kufitare në Vërmicë, të shtunën do të mbeten pa ujë, për pesë orë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor“ SH.A Prizren, njofton konsumatorët, se konform njoftimit nga KEDS-i për ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i punimeve te planifikuara do të paraqitet problemi me furnizim me ujë të pijes në Stacionin e pompave në Vërmicë, me datën 20.04.2019 duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 15:00 dhe pa ujë do të mbesin këto Fshatra :
Fsh. Zhur
Fsh. Vërmicë
Fsh. Dobrusht
Fsh. Shkozë
Pika kufitare Morinë
Sipas zyrtarëve të kompanisë, me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes./GazetaePrizrenit.net