22-07-2024

Prizren: Nesër ndërpritet qarkullimi në urën e rrugës “Remzi Ademaj”

Komuna e Prizrenit njoftoi se prej nesër (e shtunë), 8 qershor  2024 do të ndalohet qarkullimi me vetura në urën e rrugës “Remzi Ademaj”, përballë objektit të Administratës së Komunës së Prizrenit, te parkingu i Komunës, përcjell Gazeta e Prizrenit.

“Ky ndalim bëhet për shkak të fillimit të ndërtimit të tualetit publik në këtë lokacion. Kjo masë e përkohshme synon të lehtësojë punën e ndërtimit”, njofton Komuna e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.