26-04-2024

Nesër në sallën “Sezai Surroi” në Prizren: “Jetimat e Ballkanit” në 10 vjetorin e punës dhurojnë 128 shtëpi

Nesër në palestrën sportive “Sezai Surroi”, në Prizren, do të mbahet eventi madhështor, ku shoqata “Jetimat e Ballkanit”, në nder të 10 vjetorit të aktivitetet të tyre humanitar, do të dhurojë 128 palë çelësa për familjet në nevojë.

Familjet përfituese do të jenë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilat do ta marrin lajmin e madh se do të bëhen me shtëpi.

Ngjarja ishte paralajmëruar për 28 nëntor të këtij viti, por për shkak të tragjedisë që ndodhi në Shqipëri, kjo ngjarje u shtye fillimisht për një afat të pacaktuar, për tu vendosur më vonë me 18 dhjetor.

“Jetimat e Ballkanit”, ftojnë të gjithë dashamirët dhe të interesuarit, që te jenë pjesë e kësaj ngjarje e cil për anëtarët e shoqatës është një festë në të cilën ka shumë të arritura, në një dekadë jetë dhe punë.

Ngjarja do të ketë program të pasur kulturor, më prezencë të shumë figura nga jeta publike dhe artistike shqiptare. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.