23-11-2024

Nesër nis sezoni i ri, Liria pret Ballkanin

Topi magjik në elitën e futbollit tonë, rikthehet këtë fundjave.

Edicioni i ri i garave në IPKO Superliga e Kosovës, nis këtë të shtunë me sfidën Feronikeli-Trepça ’89.

Ky sezon pritet të jetë edhe më i “nxehtë”, sidomos gara për kreun e tabelës, ku disa skuadra synojnë titullin e kampionit dhe daljen në kupat evropiane, transmeton RTKLive.

Kampionia e Kosovës, FC Drita do ta bëjë sefte të dielën pasdite, ku do t’i bëjë “konak” të rikthyerit në elitën e futbollit, KEK-ut.

Joshëse pritet edhe përballjet tjera që luhen të njëjtën ditë, kurse, xhiroja e parë mbyllet të hënën mbrëma, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” ballafaqohen Prishtina dhe Gjilani, sfidë kjo që luhet nën drita e reflektorëve.

IPKO Superligë / Java e Parë

Të shtunën takohen:

16:45, Feronikeli – Trepça ’89

Të dielën takohen:

16:45, Drita – KEK-u

16:45, Liria – Ballkani

16:45,Flamurtari – Ferizaj

16:45, Llapi – Drenica

Të hënën takohen:

19:45, Prishtina – Gjilani

 

Asnjë koment

Comments are closed.