Nesër seanca përfundimtare ndaj kriminelit serb Darko Tasiq, krushianët do të protestojnë për të kërkuar drejtësi
Nesër me datë 17.06.2020 do të mbahet seanca përfundimtare ndaj kriminelit serb Darko Tasiq.
E në shenjë revolte, banorët e Krushës do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Prizren për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera në fshatin e tyre.
Banorët kanë paralajmëruar se nisja do të bëhet nga fshati Krushë e Vogël nga ora 09:00.
Gjithashtu ata kanë ftuar për respektim të masave ndaj COVID-19.
Ndryshe, Darko Tasiq, i cili deri në vitin 1999 kishte jetuar në Krushë të Vogël bashkë me familjen e tij, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vepra krime të luftës kundër popullatës civile shqiptare./Indeksonline