Anulohet protesta e paraparë nga bizneset për dasmat në Prizren

Drejtuesit e Shoqatës” Esnaf” në Prizren, paradje kanë organizuar një takim me bizneset e ndërlidhura me ahengje, ku është folur për çështjen e sezonës së dasmave, dhe është marrë vendim për organizimin e një proteste pasqësore në të cilen do të kërkohet rihapja e restoranteve dhe mbajtja e dasmave.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë e veqanërisht në Prizren, kjo protestë e paraparë të mbahet sot, nuk do të mbahet bëjnë të ditur drejtuesit e shoqatës “Esnaf”.