Hajnat vjedhin në një shtëpi në Malishevë një televizor dhe një pistoletë me gaz

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Malishevë.

Ankuesi mashkull/kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili gjendet për punë jashtë shtetit.

Sipas ankuesit, është vjedhur një televizor dhe një pistoletë me gaz, ndërsa për gjëra tjera nuk dihet nëse janë vjedhur. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e PK.