24-11-2024

Sot në Prizren hapen zyrat e Ministrisë së Kulturës

Sot në Prizren do të mbahet ceremonia për hapjen e zyrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ndërsa kjo bën këtë qytet të parin në vend me një sektor qeveritar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ceremonia zyrtare, që shënon  zhvendosjen e një pjese  të Ministrisë nga Prishtina në Prizren, do të mbahet të sot (e premte), në orën 13:00. Gazeta merr vesh se pritet pjesëmarrja e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, ndërsa i ftuar është edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Objekti ku është caktuar të jetë selia e parë e një pjese të ministrisë në qytetin e dytë të Kosovës, ndodhet në sheshin Shatërvan, në ndërtesën e ish-drejtoratit të arsimit.

Këtu parashihet të zhvendoset një pjesë e kabinetit,  përfshirë Departamentin e Inspektoratit, atë të Trashëgimisë Kulturore si dhe një pjesë e Departamentit të Kulturës.

Transferimi bëhet në përputhje me synimet e ministrisë për të bërë decentralizimin e shërbimeve nëpër të gjitha regjionet e Republikës.

Këto do të jenë disa nga mjediset e MKRS-së në Prizren. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Fotografia e Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

 

Asnjë koment

Comments are closed.