18-04-2024

Posedonte cigare me drogë, arrestohet në pikëkalimin e Vërmicës së Prizrenit

Në pikëkalimin kufitar të Vërmicës së Prizrenit, gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të një veture me tabela vendore është arrestuar një person për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sipas Policisë, tek një pasagjer i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një cigare e mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 0.97 gr.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera rreth rastit.  I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.