20-10-2024

Nesër vihet gurthemeli për ndërtimin e memorialit të Komandant Drinit

Në kontekstin e shënimit të 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Prizrenit, nesër në ora 11:00 do të bëhet vënia e gurthemelit për ndërtimin e memorialit të Komandant Drinit.

Projekti kushtuar Komandant  Ekrem Rexhës -i njohur gjatë luftës me nofkën Drini,  ka nisur në mjediset e oazës së gjelbër, përballë selisë së Kuvendit Komunal, tek “Shtëpia e Bardhë”, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Kohë më parë është njoftuar se vlera e përgjithshme e kontratës për ndërtimin e memorialit është rreth 139.500 euro.

Komandanti i UÇK-së,  Drini u vra në rrethana misterioze, para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane”, mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe:

Dekadat pa shtatoren e komandant “Drinit”- Çlirimtarit të Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.